Hanieh: Nuk do të jemi indiferentë ndaj sulmeve sioniste
Kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas tha se kombi palestinez dhe grupet e rezistencës nuk do të qëndrojnë indiferentë ndaj sulmeve barbare të sionistëve kundër xhamisë Al-Aksa.
Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve IRIB, cituar nga Al Jazeera, Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes Hamas, tha se ne e konsiderojnë qeverinë e regjimit pushtues si përgjegjëse të plotë për sulmet dhe agresionet brutale që ndodhën në xhaminë Al-Aksa. Ai vuri në dukje se: Këtu ne deklarojmë se kombi palestinez dhe grupet e rezistencës nuk do të jenë indiferentë ndaj këtyre sulmeve barbare. Kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas tha: Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Liga Arabe që të përmbushin përgjegjësinë e tyre dhe të ndërmarrin veprime për të shpëtuar Kodsin nga duart e pushtuesve. Hanieh theksoi se “ne kërkojmë nga të gjitha grupet e rezistencës palestineze që të bashkuar të intensifikojnë rezistencën e tyre kundër regjimit pushtues”. Ai shtoi: Ne paralajmërojmë qeverinë e regjimit pushtues për sulmet dhe shkeljet e vazhdueshme të xhamisë Al-Aksa dhe përdhosjen e këtij vendi të shenjtë.