Shpërthim në depon e armëve të militantëve kurdë në Siri
(last modified Fri, 07 Apr 2023 15:56:57 GMT )
Prill 07, 2023 17:56 Europe/Tirane
  • Shpërthim në depon e armëve të militantëve kurdë në Siri

Mediat siriane raportuan për një shpërthim në depon e armëve të militantëve kurdë të njohur si Forcat Demokratike Siriane (SDF) në veri të këtij vendi.

Sipas faqes së lajmeve “Neda al-Efrat”, sot (e premte) ka ndodhur një shpërthim në një nga pozicionet e forcave militante kurde SDF në fshatin Al-Abara, në veri të provincës Raka dhe janë raportuar lajme kontradiktore për shkakun e këtij shpërthimi. Disa burime e konsideruan këtë shpërthim se ka ndodhur në një depo armësh dhe të tjerë sugjeruan se një autobombë ka shpërthyer në atë vend.

Sot në mëngjes edhe rrjeti informativ “Alepo Al-Yeum” ka raportuar se ky shpërthim ka ndodhur në një depo armësh dhe se si pasojë i këtij shpërthimi kanë mbetur të vrarë dhe plagosur një numër i militantëve të SDF-së.

Alepo Al-Youm gjithashtu theksoi se ky shpërthim ishte shumë i madh dhe ndodhi në një shtëpi që përdorej nga militantët e SDF-së si depo armësh.

Ushtria amerikane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të lidhura me to janë të pranishme ilegalisht në veri dhe verilindje të Sirisë për një kohë të gjatë dhe përveç grabitjes së burimeve të naftës dhe pasurisë së vendit, ata po kryejnë krime kundër banorëve të këtyre zonave.