Ministri i Mbrojtjes: Ushtria libaneze e gatshme të përballet me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142184-ministri_i_mbrojtjes_ushtria_libaneze_e_gatshme_të_përballet_me_izraelin
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Libanit është shprehur se ushtria libaneze është e gatshme të përballet me çdo konfrontim me ushtrinë izraelite dhe paralajmëroi se përshkallëzimi në Libanin e Jugut kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2023 17:15 Europe/Tirane
  • Ministri i Mbrojtjes: Ushtria libaneze e gatshme të përballet me Izraelin

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Libanit është shprehur se ushtria libaneze është e gatshme të përballet me çdo konfrontim me ushtrinë izraelite dhe paralajmëroi se përshkallëzimi në Libanin e Jugut kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Në një takim me homologun e tij italian Guido Crosetto, ministri i Mbrojtjes i Libanit Maurice Salim theksoi se ushtria libaneze është në gatishmërinë maksimale për t'u përballur me çdo agresion. Ai shtoi gjithashtu se “zhvillimet e fundit në Libanin e Jugut janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sigurinë e tij”. Salim përsëriti se ushtria libaneze ishte dhe do të mbetet e prirur për ruajtjen e niveleve të larta të bashkëpunimit me Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), me qëllim ruajtjen e qetësisë në kufijtë në Libanin e Jugut. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit deklaroi të premten se do të paraqesë një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Sipas një deklarate të publikuar në Twitter të MPJ-së libaneze, ankesa do të jetë në lidhje me bombardimet izraelite dhe "agresionin e qëllimshëm" në agimin e së premtes në zonat në Libanin jugor. Kjo, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, përbën një shkelje flagrante të sovranitetit të Libanit dhe kërcënon stabilitetin që gëzonte dikur jugu i vendit.