Besimtarët myslimanë në Xhaminë Al-Aksa theksojnë përballjen me regjimin sionist
Besimtarët myslimanë palestinezë në namazin e të premtes në Xhaminë Al-Aksa kanë hedhur slogane në mbështetje të rezistencës dhe kanë theksuar përballjen me regjimin sionist.
Xhamia Al-Aksa si simboli kryesor i identitetit islamik-palestinez të qytetit Bejtul-Mokades gjithnjë ka qenë në shënjestër të sulmeve dhe veprimeve destruktive të regjimit pushtues sionist.
Gjatë ditëve të fundit, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryes sulme dhe agresion të dhunshëm në Xhaminë Al-Aksa kundër besimtarëve myslimanë palestinezë dhe kanë arrestuar rreth 400 palestinezë.
Qëllimi i këtij agresioni të vazhdueshëm të sionistëve është krijimi i rrethanave për zbatimin e planit për ndarjen kohore dhe vendore të këtij vendi të shenjtë mes myslimanëve dhe hebrenjve në mënyrë që ata të marrin nën kontroll të plotë këtë vend të shenjtë dhe të zbatojnë politikën për hebraizimin e plotë të Bejtul-Mokades.
Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se besimtarët myslimanë palestinezë pas përfundimit të ceremonisë së namazit të së premtes në Xhaminë Al-Aksa, kanë hedhur slogane në dënimin e krimeve të regjimit pushtues sionist dhe kanë theksuar rezistencën në Xhaminë Al-Aksa. Të rinjtë palestinezë gjithashtu kanë hedhur slogane në mbështetjen të rezistencës së Palestinës kundër regjimit sionist.