Një delegacion i  Omanit mbërrin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142254-një_delegacion_i_omanit_mbërrin_në_jemen
Delegacioni i Omanit mbërriti në Sana'a për të ndërmjetësuar që të vendoset një armëpushim në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 09, 2023 09:11 Europe/Tirane
  • Një delegacion i  Omanit mbërrin në Jemen

Delegacioni i Omanit mbërriti në Sana'a për të ndërmjetësuar që të vendoset një armëpushim në Jemen.

Ky delegacion supozohet të ndërmjetësojë mes forcave të Ansarullahut dhe qeverisë së Jemenit të mbështetur nga Arabia Saudite. Sipas agjencisë së lajmeve, AFP transmetoi imazhe të mbërritjes së delegacionit ndërmjetësues të Omanit në qytetin e Sana'a në përpjekje për të vendosur një armëpushim në Jemen. Ky delegacion supozohet të ndërmjetësojë mes forcave Houthi (Ansarullah) dhe qeverisë jemenase të mbështetur nga Arabia Saudite. Mohammad Abdulsalam, kryenegociatori i Houthis, i cili jeton në Mascat, shoqëron ekipin e ndërmjetësimit. Afrimi i fundit midis dy rivalëve kryesorë rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite, ka forcuar shpresat për pajtim dhe qetësim në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Jemen, vendi më i varfër në Gadishullin Arabik, i cili po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare në botë.  Në lidhje me këtë, kreu i Komitetit Kombëtar për Çështjet e të Burgosurve dhe të Liruarve të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit njoftoi mbërritjen e 13 të burgosurve jemenas në aeroportin e Sana'a, të cilët autoritetet e Riadit i kishin liruar në këmbim të lirimit të një të burgosuri saudit. Sipas Al-Mejadin, "Abdul Qadir Al-Mortaza" shprehu shpresën se ky veprim do të jetë një hap për zbatimin e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, për të cilën u ra dakord kohët e fundit.