130 mijë njerëz protestojnë në Tel Aviv kundër Netanyahut
130,000 njerëz të shtunën demonstruan në Tel Aviv kundër planit të reformës gjyqësore të kryeministrit izraelit.
Mediat hebraike raportuan se me gjithë përkeqësimin e situatës së sigurisë në territoret e pushtuara, të shtunën 130,000 njerëz demonstruan në Tel Aviv kundër planit të reformës gjyqësore të kryeministrit izraelit. Paraprakisht organizatorët e demonstratave në territoret e pushtuara kundër reformave në drejtësi të kabinetit “Beniamin Netanyahu” kanë paralajmëruar se intensifikimi i sigurisë nuk do t’i pengojë ata të mbajnë demonstrata dhe si zakonisht do të dalin në rrugë çdo javë. Mbrëmë e Tel Avivit shfaqën një foto të madhe të kryeministrit të regjimit sionist në formën e një faraoni për shkak të koincidencës së protestave kundër Netanyahut me festën e Pashkës. Pashka përkujton shpëtimin e izraelitëve nga faraoni egjiptian. Demonstratat në Tel Aviv kanë rifilluar ndërkohë që ditët e fundit territoret e pushtuara palestineze kanë qenë skena të dhunës dhe përplasjeve më intensive me rezistencën palestineze në Rripin e Gazës dhe madje edhe me Libanin. Ndonëse Netanyahu javën e kaluar njoftoi se e ka shtyrë procesin e miratimit të këtij plani dhe pret rezultatet e bisedimeve me opozitën, demonstratat vazhduan.