Sulm sionist në disa zona të Sirisë
Disa zona përreth qytetit të Damaskut (kryeqyteti i Sirisë) u vunë në shënjestër nga bombarduesit izraelitë.
Sipas Reuters, ushtria izraelite të dielën njoftoi: Forcat tona bombarduan një zonë në Siri nga e cila më herët u hodh një raketë në drejtim të Izraelit. Sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë siriane po i kundërvihet aktualisht raketave të lëshuara nga bombarduesit e regjimit sionist. Të dielën në mëngjes u bë e ditur lëshimi i 3 raketave nga territori sirian drejt Golanit të pushtuar. Pas këtyre sulmeve, alarmi i një sulmi raketor është dhënë në vendbanimet sioniste të vendosura në Golanin e pushtuar. Kjo nuk është hera e parë që Tel Avivi shkel sovranitetin territorial të Sirisë. Avionët luftëtarak të këtij regjimi gjithashtu bombarduan qytetin Homs dhe rrethinat e tij dhe disa zona në jug të Damaskut. Këto sulme ajrore të regjimit izraelit bëhen në një kohë kur qeveria siriane i ka dërguar vazhdimisht letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar atyre të ndalojnë veprimet e regjimit sionist.