Terroristët e ISIS vrasin 26 persona në Siri
(last modified Mon, 17 Apr 2023 15:16:05 GMT )
Prill 17, 2023 17:16 Europe/Tirane
  • Terroristët e ISIS vrasin 26 persona në Siri

Grupi terrorist tekfirist ISIS ka vrarë 26 civilë sirianë në periferinë lindore të provincës Hama.

Që nga fillimi i sezonit të mbledhjes së kërpudhave të shkretëtirës shkurtin e kaluar, grupi terrorist ISIS ka kryer vazhdimisht sulme kundër punëtorëve dhe civilëve sirianë në shkretëtirën e madhe siriane, të shoqëruara me të shtëna me armë zjarri dhe rrëmbime, ku si pasojë dhjetëra civilë sirianë janë vrarë në këto sulme.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se një burim informativ i komandës policore të provincës Hama në perëndim të Sirisë ka bërë të ditur se terroristët e grupit ISIS kanë vrarë 26 civilë sirianë duke sulmuar banorët e fshatit Dawizin në lindje të Hamës.

Më 17 shkurt, 53 civilë sirianë u vranë në një sulm të terroristëve të ISIS-it në juglindje të qytetit al-Sukhna në Homs të Sirisë.

Grupi terrorist ISIS dhe grupet e tjera terroriste në vitin 2017 u shkatërruan dhe u mposhten pas katër viteve të operacioneve të gjera terroriste në Siri dhe Irak ku kishin pushtuar pjesë të mëdha të këtyre dy vendeve, por megjithatë, bërthamat dhe mbetjet e ISIS në Irak dhe Siri ende kryejnë operacione kundër civilëve dhe forcave të sigurisë.

Tags