Demonstrata kundër Netanyahut në Palestinën e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142886-demonstrata_kundër_netanyahut_në_palestinën_e_pushtuar
Mijëra banorë të territoreve të pushtuara dolën në rrugë mbrëmjen e së shtunës për të 16-ën javën radhazi dhe protestuan kundër planit të diskutueshëm për reformimin e sistemit gjyqësor dhe kundër kryeministrit të regjimit të Tel Avivit, Benjamin Netanyahu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2023 03:49 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër Netanyahut në Palestinën e pushtuar

Mijëra banorë të territoreve të pushtuara dolën në rrugë mbrëmjen e së shtunës për të 16-ën javën radhazi dhe protestuan kundër planit të diskutueshëm për reformimin e sistemit gjyqësor dhe kundër kryeministrit të regjimit të Tel Avivit, Benjamin Netanyahu.

Sipas IRNA, mijëra protestues dolën edhe një herë në rrugë në Tel Aviv, kryeqyteti i regjimit sionist, dhe shprehën protestën e tyre kundër këtij plani të diskutueshëm. Demonstratat kundër reformës në sistemin gjyqësor po zhvillohen ndërkohë që Netanyahu si rezultat i presionit të opinionit publik dhe presionit nga Shtetet e Bashkuara, u detyrua të pezullojë përkohësisht këtë plan. Më 27 mars, Netanyahu në një fjalim televiziv tha: "Vendosa të pezulloj votimin e Knesset për ligjin e reformave gjyqësore për të arritur një marrëveshje të gjerë që buron nga përgjegjësia kombëtare dhe për të shmangur përçarjet mes izraelitëve." Ai theksoi se "ne do të shtyjmë votimin për reformat gjyqësore, por nuk do të heqim dorë kurrë prej këtij plani". Në planin e kabinetit të Netanyahut, i njohur si reforma gjyqësore do te reduktohen kompetencat e sistemit gjyqësor dhe do te forcohet pushteti dhe kompetencat e organit ekzekutiv dhe legjislativ në këtë regjim. Në votimin e parë ky plan reformash u miratua në Knesset me 63 vota pro dhe 47 vota kundër.