Sana'a: Situata po shkon drejt qetësimit dhe paqes gjithëpërfshirëse
Ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se situata në këtë vend po shkon drejt qetësimit dhe arritjes së paqes gjithëpërfshirëse.
Raundi i dytë i negociatave mes Riadit dhe Sana'a pritet të rifillojë pas Fitër Bajramit. Raundi i parë i negociatave (10 prill) u zhvillua me vizitën e ambasadorit të Arabisë Saudite në Jemen, Muhamed Al Xhaber, në Sana'a, një vizitë kjo e paprecedentë që nga fillimi i luftës në Jemen dhe palët ranë dakord për lirimin e 900 të burgosur nga të dyja palët për të treguar vullnetin e tyre të mirë
Agjencia e lajmeve jemenase Saba njoftoi se Muhamed Naser Al-Atefi, ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, të shtunën theksoi: "Deti i Kuq, Bab al-Mendeb, Gjiri i Adenit dhe ujërat tona rajonale i përkasin vetëm Jemenit dhe ne kemi sovranitet të plotë mbi këto dhe jemi përgjegjës për të ofruar mbështetje dhe mbrojtje. Ne kemi nevojë për transport rajonal dhe ndërkombëtar nga këto ujëra".
Ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit deklaroi se situata sot po shkon drejt qetësimit dhe arritjes së paqes gjithëpërfshirëse, por kjo varet nga synimet e sinqerta të krerëve të koalicionit të Arabisë Saudite në lidhje me marrëveshjet e bëra me liderët e Revolucionit dhe Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, për arsye se respektimi i këtyre marrëveshjeve është për të mirën e rajonit dhe të kombeve siguron interesa rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i mbrojtjes i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit gjithashtu paralajmëroi koalicionin e Arabisë Saudite dhe aleatët e tij duke theksuar: "Armët, artileria, raketat dhe dronët tanë janë gati dhe duhet ta dini se betejat e ardhshme nuk do të jenë kurrë brenda Jemenit, por thellë në territorin e koalicioni agresor".