Ushtria e Sirisë ka sulmuar pozicionet e terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143012-ushtria_e_sirisë_ka_sulmuar_pozicionet_e_terroristëve
Ushtria siriane ka sulmuar me raketa dhe artileri pozicionet e terroristëve të grupit Frontit Nusra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2023 13:08 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë ka sulmuar pozicionet e terroristëve

Ushtria siriane ka sulmuar me raketa dhe artileri pozicionet e terroristëve të grupit Frontit Nusra.

Gazeta Al-Watan të martën ka shkruar se një burim nga terreni ka theksuar se njësitë e ushtrisë siriane që operojnë në rrethinën e Hamas, të vendosura në veriperëndim të zonës së deeskalimit, kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të grupit Frontit Nusra me raketa artilerie dhe artileri të rëndë.

Njësitë aktive në provincën Idlib gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në Al-Bara, Al-Fatirah, Kafrawid, Sufohan, Kansafra, Binin dhe Al-Raweeha në zonën Xhabal Al-Zavijah që ndodhet në pjesën jugore të provincës Idlib me sulme artilerie dhe raketash.

Ky burim tha se këto sulme janë kryer në pozicionet e terroristëve të grupit Fronti Nusra dhe aleatëve të tij, në kundërpërgjigje të sulmeve të fundit terroriste në qendrat ushtarake në pjesët jugore dhe lindore të Idlibit.

Në pjesën lindore të kësaj province, njësitë e ushtrisë siriane kryen gjithashtu operacione tokësore kundër mbetjeve të grupit terrorist ISIS.

Nga ana tjetër, forcat turke dhe grupet e lidhura me të kanë sulmuar me artileri pozicionet e grupit militant kurd "Forcat Demokratike Siriane (SDF) në fshatin “Sida” dhe në rrugën ndërkombëtare “M4”.