Vazhdojnë protestat kundër kabinetit të Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143038-vazhdojnë_protestat_kundër_kabinetit_të_netanyahut
Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe demonstruan kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij dhe planit të ndryshimeve gjyqësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2023 04:22 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat  kundër kabinetit të Netanyahut

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe demonstruan kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij dhe planit të ndryshimeve gjyqësore.

Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër kabinetit të Benjamin Netanyahu dhe planit të ndryshimeve gjyqësore. Protesta u mbajt në rrugën Kablan në qendër të Tel Avivit.  Ky raport shton se policia izraelite ka bllokuar rrugët që të çonin në vendin e protestës. Gjithashtu, demonstrata të ngjashme janë mbajtur edhe në një sërë qytetesh të tjera të regjimit sionist.  Kundërshtarët e Netanyahut dhe kabinetit të tij këtë të mërkurë supozohet të mbajnë një demonstratë të ngjashme.  Demonstratat kundër projektligjit të sistemit gjyqësor zhvillohen ndërkohë që Netanyahu u detyrua të pezullojë përkohësisht këtë plan si pasojë e presionit të opinionit publik dhe presionit amerikan. Në një fjalim televiziv në fillim të muajit të kaluar, Netanyahu tha: "Vendosa që për të arritur një marrëveshje të gjerë dhe për të shmangur përçarjet e shumta midis izraelitëve, ne do të shtyjmë projektligjin e reformës gjyqësore, por nuk do të heqim dorë kurrë prej saj".   Në planin e kabinetit të Netanyahut, i njohur si projektligji për ndryshimet gjyqësore, do të reduktohen kompetencat e sistemit gjyqësor dhe do të forcohet pushteti dhe pozita e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në këtë regjim. Në këtë plan do të shtohen kompetencat e këshilltarit gjyqësor të kabinetit të regjimit sionist si dhe kompetencat e këshilltarëve gjyqësorë të ministrive të tjera të këtij regjimi dhe ministri në zyrën e tij do të mund të shkarkojë ose emërojë çdo këshilltar gjyqësor që ai dëshiron.