Avionët luftarakë të Turqisë bombardojnë disa zona në veri të Irakut
Avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar disa zona të Irakut verior dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Agjencia e lajmeve Rudaw njoftoi se avionët luftarak dhe artileria e Turisë bombarduan zonën Segiri afër lartësive të malit Metin në qytetin Al-Amadije në provincën Dahuk të Irakut.
Në lidhje me viktimat dhe dëmet e mundshme, burimet vendase bëjnë të ditur se këto sulme nuk kanë shkaktuar viktima, por kanë shkaktuar dëme materiale.
Që nga 19 prilli i vitit 2022, Turqia ka nisur një operacion të njohur si "Dryni Kthetrës" në Kurdistanin e Irakut për të luftuar militantët kurd të grupit PKK.
Edhe pse qeveria irakiane i ka kërkuar vazhdimisht Ankarasë t'i japë fund pushtimit të Irakut verior dhe të tërheqë forcat e saj, Turqia ka vazhduar të sulmojë territorin irakian dhe madje vazhdon të pushtojë pjesë të këtij vendi.
Qeveria irakiane i ka quajtur sulmet e Turqisë një shembull të agresionit kundër territorit irakian dhe ka kërkuar tërheqjen e trupave të saj nga Iraku verior.