Shkatërrimi i selisë së ISIS në Irak
Avionët irakianë shënjestruan dhe shkatërruan një seli të terroristëve të ISIS në perëndim të provincës Nineveh.
Forcat Ajrore të Irakut kanë mundur të shkatërrojnë një seli të terroristëve të ISIS-it, e cila përdorej si spital, në një operacion në perëndim të provincës Nineveh në veriperëndim të këtij vendi. Nga ana tjetër, Organizata e Inteligjencës e Ministrisë së Brendshme të Irakut njoftoi për arrestimin e 5 terroristëve të ISIS-it në zonat rreth provincës Nineveh. Departamenti i Inteligjencës Ushtarake të Irakut në një deklaratë njoftoi: Në një operacion parandalues dhe me përpjekjet speciale të inteligjencës të Divizionit të 8-të të Departamentit të Inteligjencës Ushtarake irakiane dhe me bashkëpunimin e Forcave Speciale Tokësore dhe si rezultat i një prite të saktë, një nga terroristët e kërkuar nga gjykatat sipas nenit 4 të ligjit të Irakut për terrorizmin është kapur në rrethin Altun Kobri në provincën Kirkuk në veri, dhe i është dorëzuar institucionit përkatës.