Identitetet dhe emrat e mijëra sionistëve vidhen nga hakerat
Grupi i hakerëve Sharpboys publikoi informacione dhe pretendoi se kishte vjedhur të dhënat nga serverët e grupit Atid të regjimit sionist.
Gazeta Yediot Aharanot në faqen e saj shkroi se ky grup hakerash ka publikuar një dosje që përmban 200 mijë skedarë duke përfshirë emrat, certifikatat e lindjes dhe adresat. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Sama”, ky grup hakerash ka publikuar edhe të tjera “dokumente personale”. Grupi Atid për këtë shkroi: Njerëzit nga disa grupe armiqësore kanë kryer sulme në institucionet arsimore izraelite. Në fakt, ky grup sionist i referohet sulmit kibernetik ndaj kolegjeve me emrin “Atid”. Pak orë më parë, një grup hakerash ka hakuar llogarinë në Facebook të Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist dhe ka publikuar shënime në gjuhën perse. Disa burime sioniste të lajmeve raportuan se pas hakimit të llogarisë së Benjamin Netanyahut në Facebook, në faqen e tij u transmetua një klip që përmban tekste në gjuhën Bangladesh dhe pjesë të leximit të Kuranit. Mediat sioniste njoftuan se grupi i hakerëve i njohur si “Sudani Anonim” ka shënjestruar dje disa faqe sioniste dhe i ka mbyllur ato. Ky sulm kibernetik, u krye pas sulmit në faqen e internetit të agjencisë së inteligjencës sioniste të njohur si “Mossad” dhe Agjencisë së Sigurimeve të Izraelit. Javët e fundit faqet e internetit të qendrave të ndryshme të regjimit sionist janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike.