Forcat sioniste vrasin një adoleshent palestinez
(last modified Fri, 28 Apr 2023 17:58:13 GMT )
Prill 28, 2023 19:58 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste vrasin një adoleshent palestinez

Një adoleshent palestinez është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite gjatë përleshjeve në jug të qytetit të okupuar të Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Agjencia zyrtare e lajmeve palestineze Wafa tha se palestinezi 16-vjeçar, i identifikuar si Mustafa Amer Sabbah, u vra të premten nga "zjarri i drejtpërdrejtë" i forcave izraelite gjatë konfrontimeve që shpërthyen në fshatin Tuku, në juglindje të Betlehemit. “Përplasjet shpërthyen në hyrjen perëndimore të fshatit Tuku, gjatë të cilave ushtarët pushtues izraelitë qëlluan me plumba realë, bombola me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse ndaj banorëve të fshatit, dhe plagosën rëndë një adoleshent duke e qëlluar në gjoks”, shtoi agjencia e lajmeve Wafa. Sabbah u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike për shkak të një plage të rëndë me armë zjarri në gjoks, dhe atje u shpall i vdekur. Agjencia palestineze e lajmeve Shehab raportoi gjithashtu zhvillimin, duke shtuar se forcat okupuese izraelite mbyllën hyrjen perëndimore të fshatit me postblloqe, pasi adoleshenti u shpall i vdekur.