Iluzioni i regjimit sionist për ndarjen territoriale të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143278-iluzioni_i_regjimit_sionist_për_ndarjen_territoriale_të_iranit
32 deputetë të parlamentit izraelit në përpjekje për të shpëtuar nga problemet e brendshme, i shkruan një letër ministrit të jashtëm të këtij regjimi dhe i kërkuan atij të deklarojë mbështetjen e Tel Avivit për shpërbërjen e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2023 12:27 Europe/Tirane
  • Iluzioni i regjimit sionist për ndarjen territoriale të Iranit

32 deputetë të parlamentit izraelit në përpjekje për të shpëtuar nga problemet e brendshme, i shkruan një letër ministrit të jashtëm të këtij regjimi dhe i kërkuan atij të deklarojë mbështetjen e Tel Avivit për shpërbërjen e Iranit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se 32 anëtarë të parlamentit izraelit i shkruan një letër ministrit të jashtëm izraelit Eli Cohen një javë pas vizitës së Reza Pahlavi në Palestinën e pushtuar me qëllim të bashkimit të opozitës jashtë Iranit dhe Tel Avivit për të përmbysur sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Ata i kërkuan Eli Cohen të mbështesë formimin e shtetit imagjinar të Azerbajxhanit Jugor dhe ndarjen e territoreve të banuara nga popullata azeri nga territori i Iranit.

Ndër emrat e nënshkruesve të kësaj letre, dallohen emrat e 22 përfaqësuesve të pranishëm në koalicionin qeverisës nën udhëheqjen e Netanjahut dhe 11 përfaqësuesve të fraksionit opozitar, gjë që tregon se partitë dhe rrymat politike të pranishme në Palestinën e pushtuar pavarësisht problemeve të tyre të brendshme dhe tendencat e ndryshme politike, mbështesin çdo plan destruktiv kundër Republikës Islamike të Iranit.

Duhet theksuar se pak ditë më parë, Reza Pahlavi udhëtoi në territoret e pushtuara dhe u takua dhe bisedoi me zyrtarë të lartë të regjimit sionist, duke përfshirë kryeministrin Beniamin Netanjahu dhe presidentin izraelit Isaac Herzog, me qëllim që të bindte Tel Avivin për të ndërmarrë veprim ushtarake kundër Iranit.

Iluzioni i regjimit sionist për të ndarë Iranin është në një situatë ku populli i Iranit Islamik ka mbajtur vazhdimisht marshime masive, duke deklaruar mbështetjen e tyre të vendosur për sistemin e Republikës Islamike dhe duke kërkuar një përgjigje të prerë ndaj krimeve të regjimit sionist.