Forcat sionist arrestojnë një prej liderëve të lëvizjes Xhihadit Islamik
Forcat ushtarake të regjimit sionist bastisën shtëpinë e një prej liderëve të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës në veri të Bregut Perëndimor dhe e arrestuan atë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se mëngjesin e sotëm (të hënë), forcat ushtarak të regjimit sionist arrestuan Mahdi Al-Sharkawi, një nga drejtuesit e lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, në jug të qytetit Xhenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.
Tarik Izedin, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, në lidhje me këtë, deklaroi: “Arrestimi i Al-Sharkawi nga ushtria sioniste nuk bëhet shkak që të lëkundët vullneti i popullit palestinez dhe i luftëtarëve të rezistencës palestineze për të luftuar kundër pushtuesit sionist”.
Izedin shtoi: "Sionistët e dinë shumë mirë se çdo komandant i rezistencës që arrestohet apo martirizohet, mijëra komandantë të tjerë do të zënë vendin e tij dhe intifada jonë e bekuar do të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të regjimit sionist dhe dëbimin e sionist nga toka palestineze me çdo kusht".
Më 5 shkurt, regjimi sionist gjithashtu kishte arrestuar Khizr Adnan, një nga udhëheqësit e lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, dhe që atëherë ai ka qenë në një grevë urie të pacaktuar në shenjë proteste kundër arrestimit të tij të dhunshëm dhe të paligjshëm.