Hamasi: Operacionet e rezistencës kundër sionistëve po intensifikohen
Lëvizja Hamas tha se kombi heroik i Palestinës nuk do të lejojë kurrë që krimet e pushtuesve të mbeten pa përgjigje dhe do të intensifikojë operacionet e veta kundër veprimeve kriminale të regjimit sionist.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve "Sama", Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë theksoi se operacionet e rezistencës janë shtuar në shenjë hakmarrjeje për gjakun e dëshmorëve dhe heronjve palestinezë, veçanërisht të riut 20-vjeçar palestinez që kohët e fundit u martirizua nga një kolon sionist. “Diyar Omri”, 20-vjeçari palestinez, u martirizua të shtunën nga një kolon sionist në fshatin “Sandale” në periferi të qytetit Nazaret, në veri të Palestinës. Lëvizja Hamas njoftoi se gjaku i popullit palestinez është i çmueshëm dhe armiku do të paguajë një çmim të rëndë për këtë veprim. Hamasi kërkoi nga populli rezistent palestinez brenda territoreve të pushtuara që të përballen me ushtrinë sioniste dhe veprimet e kolonëve dhe të hakmerret për gjakun e këtij të riu palestinez dhe martirëve të tjerë, si dhe të mobilizohet dhe mblodhë forcat për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa, e cila është objektivi i valës më të ashpër të përpjekjeve për judaizimin dhe përdhosjen e saj nga sionistët. Batalionet Kataib "Al-Qassam", krahu ushtarak i Hamasit, gjithashtu në një deklaratë njoftoi se pushtuesit sionistë do të paguajnë një çmim të rëndë për krimin e kryer dhe pushtuesit do të marrin një përgjigje të rëndë që do të shlyejë gjakun e këtyre dëshmorëve dhe dhimbjen e humbjes së tyre.