Sana'a: Përgjigjja ndaj krimeve sioniste është e drejtë e kombit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143764-sana'a_përgjigjja_ndaj_krimeve_sioniste_është_e_drejtë_e_kombit_palestinez
Përfaqësuesi i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në Siri tha: Populli i këtij vendi ka deklaruar solidaritet me popullin dhe rezistencën palestineze dhe gjithmonë njeh të drejtën e tyre për t'iu përgjigjur krimeve të sionistëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Sana'a: Përgjigjja ndaj krimeve sioniste është e drejtë e kombit palestinez

Përfaqësuesi i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në Siri tha: Populli i këtij vendi ka deklaruar solidaritet me popullin dhe rezistencën palestineze dhe gjithmonë njeh të drejtën e tyre për t'iu përgjigjur krimeve të sionistëve.

Sipas kanalit të lajmeve Al-Masira, "Abdullah Sabri", përfaqësues i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, njoftoi:  Kombet arabe duhet ta mbështesin kombin e shtypur dhe të përvuajtur të Palestinës. Sabri ka thënë: Krimi i shëmtuar i regjimit sionist në vrasjen e tre komandantëve të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez duhet të bëjë që kombet arabe dhe të gjithë njerëzit e lirë të botës të reagojnë. Përfaqësuesi i qeverisë së Jemenit tha: Rezistenca palestineze nuk vonoi t'i përgjigjet këtij krimi dhe më e rëndësishmja është se kjo përgjigje u dha në kuadër të dhomës së përbashkët të operacionit. Mëngjesin e djeshëm dhe sot (e mërkurë) avionët e regjimit sionist sulmuan Rripin e Gazës, si pasojë e të cilit 21 palestinezë, mes të cilëve tre komandantë të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik, disa gra dhe fëmijë ranë dëshmorë dhe 42 të tjerë u plagosën. Forcat palestineze të rezistencës kanë lëshuar gjithashtu rreth 350 raketa drejt vendbanimeve sioniste në territoret e pushtuara. Kjo ishte përgjigjja e tyre e parë raketore ndaj krimeve të regjimit sionist.