Sulm i rëndë kibernetik/Radioja e ushtrisë izraelite del jashtë funksionit
Burime të huaja në gjuhën hebraike njoftuan se faqja e internetit e Radios së Ushtrisë Sioniste është shënjestruar nga një sulm kibernetik dhe është nxjerrë jashtë funksionit.
Sipas raportit të IRNA, vetëm pak orë pasi grupi i hakerëve “Anonymous Sudan” kërcënoi regjimin sionist për të kryer më shumë operacione hakerimi, këtë herë për shkak të një sulmi kibernetik doli jashtë funksionit faqja e radios së ushtrisë së këtij regjimi. Mediat sioniste ende nuk e kanë bërë të ditur burimin e këtij sulmi kibernetik, por grupi i hakerëve “Anonymous Sudan”, ndërsa kërcënoi regjimin sionist për të kryer më shumë operacione kibernetike, paralajmëroi se ky grup do të mbështesë plotësisht Gazën. Në javët e fundit, faqet e internetit të qendrave të ndryshme të regjimit sionist çdo ditë janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Brishtësia e regjimit sionist ndaj kësaj vale sulmesh kibernetike është e tillë që edhe faqet e tij më të ndjeshme, përfshirë faqet e inteligjencës sioniste dhe organizatës së operacioneve speciale të njohura si Mossad, si dhe Knesset (parlamenti i këtij regjimi) gjithashtu janë hakuar.