Forcat sioniste vrasin dy palestinezë në Nablus
(last modified Sat, 13 May 2023 13:44:47 GMT )
May 13, 2023 15:44 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste vrasin dy palestinezë në Nablus

Forcat ushtarake të regjimit sionist qëlluan dhe kanë vranë dy palestinezë në Nablus.

Në mëngjesin e kësaj të shtune, forcat pushtuese të regjimit sionist sulmuan disa zona në Nablus dhe Xhenin në Bregun Perëndimor dhe bastisen disa shtëpi të palestinezëve.

Agjencia palestineze e lajmeve Shahab njoftoi se dy palestinezë mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të forcave pushtuese sioniste në kampin “Balata” në lindje të Nablus mëngjesin e sotëm.

Sipas këtij raporti, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi dhe njoftoi martirizimin e këtyre dy palestinezëve dhe tha se këta dy palestinezë u vranë duke u qëlluar direkt me armë zjarri në kokë nga forcat sioniste.

Regjimi sionist sulmon zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë ky regjim ka vendosu në shënjestër Rripin e Gazës me sulmet ajrore që nga e marta.

Tags