Ushtarët sionistë sulmojnë disa zona në Bregun Perëndimor
(last modified Tue, 16 May 2023 06:40:24 GMT )
May 16, 2023 08:40 Europe/Tirane
  • Ushtarët sionistë sulmojnë disa zona në Bregun Perëndimor

Burimet e lajmeve raportuan se ushtarët sionistë sulmuan disa zona në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me palestinezët.  

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, ushtarët sionistë sulmuan kampin "Aqba Jabr" të vendosur në Jeriko. Sipas këtij raporti, gjatë sulmit në kampin Aqaba Jabr ushtarët sionistë u përleshën me të rinjtë palestinezë dhe plagosën një të ri palestinez. Ushtarët e regjimit pushtues rrethuan një shtëpi banimi në kampin Aqaba Jabr dhe arrestuan tre të rinj palestinezë. Forcat sioniste gjithashtu sulmuan kampin al-Dahisheh të vendosur në Bethlehem, që ndodhet në veri të Ramallah, qytetin Kafr Qadum që ndodhet në Qalqiliyah dhe qytetin al-Zahiriyeh në jug të Hebronit dhe u përleshën me palestinezët. Nga ana tjetër, forcat palestineze të rezistencës kanë shënjestruar me pako eksplozive një qendër ushtarake në zonën Jebel Jerzim në Nablus, e cila ka shkaktuar zjarr përreth kësaj qendre. Forcat palestineze të rezistencës qëlluan edhe mbi ushtarët sionistë që kishin sulmuar qytetin e Qabatia në jug të Jeninit. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po u përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar situatë frike për sionistët uzurpues.