Zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve arabe në Xheda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144098-zhvillohet_takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_vendeve_arabe_në_xheda
Takimi në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve arabe filloi në Xheda të Arabisë Saudite me pjesëmarrjen e Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 17, 2023 17:10 Europe/Tirane
  • Zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve arabe në Xheda

Takimi në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve arabe filloi në Xheda të Arabisë Saudite me pjesëmarrjen e Sirisë.

Faqja informative Al-Khalij Online njoftoi se takimi i ministrave të jashtëm të vendeve arabe me pjesëmarrjen e delegacionit sirian ka nisur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. Ky takim do të mbahet dy ditë para samitit të krerëve të vendeve arabe.

Samiti Arab është paraparë të mbahet të premten, më 19 të këtij muaji në Xheda të Arabisë Saudite.

Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Sirisë, Fajsal al-Makdad sot ka biseduar me ministrin e jashtëm libanez Abdullah Bou Habib, si dhe me homologun e tij tunizian Nabil Ammar, ministrin e jashtëm jordanez Ajman Safadi dhe ministrin e jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidi në margjinat e takimit përgatitor në Xheda.

Në takimin e tyre të jashtëzakonshëm të mbajtur më 7 maj 2023 në Kajro, ministrat e jashtëm arabë ranë dakord për kthimin e Sirisë në Ligën Arabe dhe që atëherë, pjesëmarrja e delegacioneve siriane në mbledhjet e kësaj lige ka rifilluar.

E ndikuar nga tendenca perëndimore-hebraike në Lindjen e Mesme, Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Damaskut në nëntor të vitit 2011 dhe vendosi sanksione politike dhe ekonomike kundër tij.