Sionistët sulmuan gazetarët gjatë marshit të flamurit
Dhjetëra kolonë sionistë sulmuan gazetarët dhe brohoritën parulla raciste teksa merrnin pjesë në marshimin e ashtuquajtur “të flamurit”.
Faqja informative “Arab48” përmes një raporti ka njoftuar se kolonët sionistë kanë sulmuar me gurë dhe shishe qelqi një numër gazetarësh që kishin shkuar të mbulonin ngjarjen "marshi i flamurit" dhe si pasojë e këtij sulmi, janë plagosur një numër gazetarësh.
Sipas këtij raporti, në këtë marsh është shfaqur programi i quajtur “vallja e flamujve” dhe kolonët sionistë kërkuan me këtë veprim provokues dëbimin e palestinezëve nga Kudsi i shenjtë.
Sipas këtij raporti, në marshimin provokues të flamurit janë brohoritur edhe slogane raciste antiarabe si “Vdekje arabëve” dhe “I martë flaka fshatrat tuaja”.
Në këtë marsh provokues morën pjesë edhe ministra dhe anëtarë ekstremistë të parlamentit të regjimit sionist, veçanërisht Itmar Ben Gvir, ministri i sigurisë së brendshme dhe një nga ministrat ekstremistë të kabinetit të regjimit sionist.
Nga ana tjetër, qindra palestinezë dolën në rrugë në mbështetje të vendit të tyre me flamuj palestinezë në duar për t'u përballur me sionistët.
Ceremonia e ashtuquajtur “marshimi i flamurit” është mbajtur dje (e enjte) në Kudsin e pushtuar.