Masa të gjera sigurie vendosen në kufirin mes Irakut dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144286-masa_të_gjera_sigurie_vendosen_në_kufirin_mes_irakut_dhe_sirisë
Një burim sigurie njoftoi miratimin e masave të rrepta të sigurisë në kufirin midis Irakut dhe Sirisë nga forcat e mobilizimit popullor "Hashd al-Sha'bi".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2023 11:58 Europe/Tirane
  • Masa të gjera sigurie vendosen në kufirin mes Irakut dhe Sirisë

Një burim sigurie njoftoi miratimin e masave të rrepta të sigurisë në kufirin midis Irakut dhe Sirisë nga forcat e mobilizimit popullor "Hashd al-Sha'bi".

Në vitin 2017, pas tre vitesh luftime, Iraku shpalli fitoren ndaj grupit terrorist ISIS, por elementët dhe bërthamat e shpërndara të këtij grupi terrorist janë ende aktive në disa zona të provincave Dijala, Kirkuk, Nineveh, Salahuddin, Anbar dhe Bagdad.

Agjencia e lajmeve Al-Maluma njoftoi se një burim sigurie në komandën e forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut në provincën Anbar ka bërë të ditur se forcat Hashd Sha'bi kanë vendosur masa të paprecedentë sigurie në zonat e shkretëtirës drejt kufirit me Sirinë në perëndim të Anbarit.

Ky burim sigurie në komandën e forcave Hashd al-Sha'bi shtoi: "Është marrë informacion për planin e grupeve terroriste për të kryer operacione terroriste duke depërtuar në pjesën perëndimore të provincës Anbar të Irakut nga territori i Sirisë".

Ky burim i sigurisë theksoi: "Në një operacion paraprak në pjesë të shkretëtirës perëndimore të Anbarit, forcat e "Hashd Sha'bi" arritën të zbulojnë një numër armësh dhe sasi eksplozivi dhe të shkatërrojnë tunelet sekrete të terroristëve në këtë zonë".

Ky burim sigurie sqaroi gjithashtu: "Forcat Hashd Sha'bi vendosën postblloqe fikse dhe të lëvizshme pranë rrugëve kryesore dhe dytësore që çojnë në zonat e shkretëtirës së brezit kufitar të përbashkët me Sirinë dhe shtuan numrin e forcave të tyre për t'u përballur me planet e elementëve terroristë në këto zona".

Sipas faqes së lajmeve të Organizatës Hashd al-Sha'bi, dy anëtarë të kësaj organizate janë vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmit të një numri terroristësh të ISIS-it në një shtëpi në zonën Al-Tarmija në veri të Bagdadit (kryeqyteti i Irakut).