OBI thekson të drejtën e sovranitetit palestinez mbi Kudsin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144448-obi_thekson_të_drejtën_e_sovranitetit_palestinez_mbi_kudsin_e_pushtuar
Organizata e Bashkëpunimit Islamik theksoi të drejtën e sovranitetit palestinez mbi Kudsin e pushtuar në një takim të jashtëzakonshëm në lidhje me agresionin e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2023 13:27 Europe/Tirane
  • OBI thekson të drejtën e sovranitetit palestinez mbi Kudsin e pushtuar

Organizata e Bashkëpunimit Islamik theksoi të drejtën e sovranitetit palestinez mbi Kudsin e pushtuar në një takim të jashtëzakonshëm në lidhje me agresionin e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa.

Me kërkesë të Autoritetit Autonom të Palestinës, sekretaria e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbajti të mërkurën një takim të jashtëzakonshëm në Xheda të Arabisë Saudite lidhur me hetimin e agresionit të regjimit sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Ditët e fundit, dhjetëra kolonë sionistë të udhëhequr nga Itmar Ben Gvir ministri i sigurisë së regjimit sionist, nën mbështetjen e fuqishme të forcave ushtarake të regjimit pushtues sionist, hyjnë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se sekretaria e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në deklaratën përfundimtare të këtij takimi ka dënuar agresionin provokues të regjimit sionist kundër Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa dhe ka miratuar ​​një rezolutë.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik në këtë deklaratë theksoi se "Izraeli nuk ka të drejtë apo sovranitet mbi Kudsin e pushtuar dhe as mbi vendet e tij të shenjta islame".

Sipas kësaj deklarate, agresioni i ministrit të sigurisë së brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Gvir, në Xhaminë Al-Aksa, tregon një shkelje të qartë dhe të papranueshme të ligjeve ndërkombëtare dhe statusit historik dhe juridik të Xhamisë Al-Aksa-s dhe të vendeve të shenjta.

Më tej në deklaratë thuhet se veprimet e regjimit sionist detyrojnë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Këshillin e Sigurimit, që të marrin menjëherë masa për të ndalur këtë agresion dhe duke ndërmarrë hapa efektivë, ata duhet të detyrojnë regjimin sionist të ndalojë sulmet e tij kundër popullit palestinez dhe të ndalojë shkeljen e ligjeve ndërkombëtare.

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik i kërkuan komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të ushtrojnë presion mbi regjimin sionist për të ndaluar ndërtimet e kolonive sioniste dhe çdo veprim për të ndryshuar situatën ligjore dhe historike në Xhaminë Al-Aksa.