Ushtria e regjimit sionist shkatërron qindra shtëpi palestineze
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe prona të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin e shenjtë që nga fillimi i këtij viti (2023).
Regjimi sionist po përpiqet të shpronësojë dhe uzurpojë sa më shumë shtëpitë e qytetarëve palestinezë dhe të krishterë të këtij qyteti për të hebraizuar qytetin e pushtuar të Kudsit dhe për të hequr dhe shkatërruar identitetin e tyre islamik dhe të krishterë.
Faqja informative Al-Watan të premten ka shkruar se Muajid Sha'aban, kreu i komitetit të rezistencës kundër kolonive sioniste, në një deklaratë tha se që nga fillimi i këtij viti, ushtria e regjimit pushtues sionist ka shkatërruar 376 shtëpi ndërtesa, duke përfshirë shtëpi dhe pasuri të paluajtshme që u përkasin palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar.
Sha'aban theksoi se ushtria pushtuese e regjimit sionist u ka dërguar rreth 500 njoftime për prishje të shtëpive qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor në kuadër të politikës së konfiskimit dhe uzurpimit të pronave dhe pasurive të palestinezëve.
Salah al-Khavaxha, kreu i Komiteteve Popullore për Rezistencën ndaj kolonive sioniste, gjithashtu deklaroi se që nga fillimi i këtij viti, ushtria pushtuese sioniste ka miratuar ndërtimin e rreth 16,000 njësive banimi si pjesë e një plani të planifikuar për të uzurpuar zona të mëdha të tokave në Bregun Perëndimor dhe aneksimin e tyre në Palestinën e pushtuar.
Al-Khavaxha theksoi se shkatërrimi i shtëpive palestineze nga forcat ushtarake të regjimit sionist është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar dhe është dyfishuar, qëllimi i së cilës është shpërngulja me dhunë e popullatës palestineze nga zonat e Luginës së lumit Jordan dhe rreth kolonive sioniste dhe disa nga disa zona veriore dhe qendrore të Bregut Perëndimor për të mos lejuar formimin e një shteti të pavarur palestinez.
Veprimet e regjimit izraelit vijnë në një kohë kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë zyrtare më 20 shkurt, duke dënuar planin e regjimit sionist për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze.