Në Damask mbërrin ekipi teknik saudit për të rihapur ambasadën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144572-në_damask_mbërrin_ekipi_teknik_saudit_për_të_rihapur_ambasadën
Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite njoftoi se një ekip teknik nga ky vend ka mbërritur në Siri për t'u përgatitur për rihapjen e ambasadës së Riadit në Damask.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2023 08:22 Europe/Tirane
  • Në Damask mbërrin ekipi teknik saudit për të rihapur ambasadën

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite njoftoi se një ekip teknik nga ky vend ka mbërritur në Siri për t'u përgatitur për rihapjen e ambasadës së Riadit në Damask.

 Sipas një raporti të cituar nga kanali televiziv Al-Alam, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi se grupi përgjegjës për rihapjen e ambasadës saudite në Siri mbërriti në Damask. Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite në një deklaratë shtoi: “Misioni i këtij ekipi është përgatitja për rihapjen e Ambasadës së Riadit në Damask”.   Riadi gjithashtu tha se shkuarja e këtij ekipi është në përputhje me zbatimin e vendimit për rifillimin e aktiviteteve diplomatike në Siri.   Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite shtoi se ky ekip teknik, i kryesuar nga Ghazi Al-Anzi, kreu i negociatave saudite, u takua me zyrtarë sirianë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sirisë dhe vlerësoi mirëpritjen dhe lehtësimin e hyrjes në këtë vend. Damasku gjithashtu theksoi gatishmërinë e tij për të ofruar lehtësitë e nevojshme për suksesin e misionit të ekipit saudit.  Riadi i ndërpreu marrëdhëniet me Damaskun që nga fillimi i krizës siriane dhe pasi ajo u shndërrua në një luftë ndërkombëtare, por në fillim të prillit të këtij viti, të dy vendet Siria dhe Arabia Saudite pas më shumë se 10 vitesh nga prishja e marrëdhënieve diplomatike ranë dakord të hapin ambasadat e tyre në Damask dhe Riad. Vendim i tyre për rihapjen e ambasadave, erdhi pas marrëveshjes së fundit Teheran-Riyad të ndërmjetësuar nga Kina për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Faisal bin Farhan, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, mbërriti në Damask në fund të prillit dhe u takua dhe bisedoi me presidentin sirian. Arabia Saudite pas Fitër Bajramit ka rifilluar aktivitetet e konsullatës së saj në Damask.