Torturohen 170 fëmijë palestinezë në burgjet e regjimit sionist
Burime zyrtare palestineze bënë të ditur se 170 fëmijë palestinezë janë torturuar në burgjet e regjimit sionist.
Tortura dhe abuzimi i të burgosurve palestinezë, përfshirë fëmijët, nga ushtarët, policia dhe rojet e burgut izraelitë është dicka e zakonshme. Autoritetet e regjimit sionist për dekada kanë keqtrajtuar të burgosurit palestinezë dhe kanë përdorur taktika torturimi. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim; Mediat palestineze citojnë përfaqësuesin e Ministrisë së Zhvillimit Social palestinez të ketë thënë se regjimi sionist në burgjet e tij ka torturuar 170 fëmijë palestinezë. Asim Khamis, Zëvendësministri i Zhvillimit Social të Palestinës, në një fjalim në konferencën rajonale për parandalimin e shkeljes së të drejtave të fëmijëve, tha: Numri i fëmijëve palestinezë që u arrestuan dhe u burgosën nga pushtuesi sionist nga viti 2015 deri në fund të vitit 2020 është më shumë se 7500 fëmijë. Khamis shtoi: Pushtuesit sionistë gjithmonë përpiqen të krijojnë probleme në jetën e fëmijëve palestinezë dhe qëllimisht arrestojnë dhe kërcënojnë fëmijët. Ky zyrtar palestinez bëri thirrje për përgjegjësi dhe ndjekje penale të pushtuesve sionistë dhe dënimin e tyre në gjykatat ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të fëmijëve. Duhet theksuar se konferenca rajonale për parandalimin e shkeljes së të drejtave të fëmijëve në konfliktet e armatosura ka nisur punën në Doha të Katarit.