Vazhdon agresioni i sionistëve në Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144818-vazhdon_agresioni_i_sionistëve_në_xhaminë_al_aksa
Dhjetëra kolonë sionistë vazhduan agresionin ndaj Xhamisë Al-Aksa nën mbështetjen e ushtrisë sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2023 13:37 Europe/Tirane
  • Vazhdon agresioni i sionistëve në Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë sionistë vazhduan agresionin ndaj Xhamisë Al-Aksa nën mbështetjen e ushtrisë sioniste.

Duke intensifikuar agresionin e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa, sionistët kërkojnë të realizojnë planin për ndarjen kohore dhe hapësinore të kësaj vendi të shenjtë.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se të mërkurën, dhjetëra kolonë sionistë nën mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist hyjnë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe kryen ritale fetare talmudike në këtë vend të shenjtë islamik.

Forcat ushtarake të regjimit sionist pengoi disa palestinezë të hynin në Xhaminë Al-Aksa duke ushtrua dhunë ndaj tyre.

Kjo ndodhi në kohën kur popullata palestineze e Kudsit të shenjtë ka ftuar palestinezët e rajoneve të tjera të Palestinës që të shkojnë në këtë vend të shenjtë islamik për t'u përballur me planet e sionistëve që synojnë hebraizimin Xhaminë Al-Aksa dhe për ta ndarë atë në kohë dhe vend.

Ky agresion dhe përdhosje e sionistëve ndaj Xhamisë Al-Aksa janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga themelimi i kabinetit ekstremist të kryeministrit të regjimit sionist, Beniamin Netanjahu, dhe pavarësisht kundërshtimeve të forta ndërkombëtare, arabe dhe palestineze me pretekste të ndryshme.