3 palestinezë u plagosën në perëndim të Ramallah
(last modified Fri, 02 Jun 2023 17:16:21 GMT )
Qershor 02, 2023 19:16 Europe/Tirane
  • 3 palestinezë u plagosën në perëndim të Ramallah

Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan fshatin Al-Nabi Saleh në veriperëndim të Ramallah dhe plagosën tre palestinezë, duke përfshirë një fëmijë në mesin e tyre.

Për të arritur qëllimet e tyre pushtuese, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe vrasin ose plagosin palestinezët ose i arrestojnë dhe i dërgojnë ata në burg me pretekste të kota.

Agjencia e lajmeve Safa njoftoi se forcat pushtuese sioniste sulmuan fshatin Al-Nabi Saleh mbrëmjen e së enjtes dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë.

Pas këtij sulmi, forcat pushtuese sioniste qëlluan me plumba të vërtetë dhe bomba gazi mbi të rinjtë dhe shtëpitë palestineze, duke plagosur një fëmijë dhe babain e tij.

Një i ri palestinez është plagosur nga një plumb gjatë përleshjeve me forcat pushtuese sioniste në fshatin Al-Nabi Saleh. Ushtarët sionistë ndoqën gjithashtu palestinezët për t'i arrestuar ata.