Ansarullah: Amerika në përpjekje për të pushtuar ishujt e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144958-ansarullah_amerika_në_përpjekje_për_të_pushtuar_ishujt_e_jemenit
Në anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit deklaroi: "Amerika po bënë përpjekje të dislokojë forcat e saj në ishuj dhe në rajone strategjike të Jemenit".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 04, 2023 17:36 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Amerika në përpjekje për të pushtuar ishujt e Jemenit

Në anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit deklaroi: "Amerika po bënë përpjekje të dislokojë forcat e saj në ishuj dhe në rajone strategjike të Jemenit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Al-Kahum, anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, në një postim në Twitter, ka shkruar: "Amerika ka shtuar përpjekjet për të dislokuar forcat e saj në ishuj dhe në rajone strategjike të Jemenit pas ndryshimit të koalicioneve në rajon, luftës në Ukrainë dhe lëvizjeve të fundit të Kinës".

Al-Kahum ka shtuar: "Amerika është pala kryesore dhe qendrore në agresionin ushtarak kundër Jemenit në gjendjen aktuale të popullit të këtij vendi dhe ka program të qartë për të krijuar përçarje në strukturën kombëtare të Jemenit dhe për goditur subjektet politike të cilat e duan atdheun".   

Ky zyrtar i Jemenit gjithashtu ka thënë: "Nuk bëjmë kurrfarë kompromisi në lidhje me sulmin ndaj pavarësisë së vendimmarrjes dhe sovranitetit kombëtar të vendit tonë, sepse nëse do të pajtoheshim me këtë çështje, atëherë amerikanët dhe sauditët do të arrinin marrëveshje me neve. Sot, pasi kanë kaluar tetë vite që nga fillimi i luftës kundër Jemenit, nuk ekziston kurrfarë mundësie që të dorëzohemi përball politikave të diktuara nga Amerika dhe Anglia. Që nga fillimi e deri më tani, gjithnjë kemi kërkuar nga Arabia Saudite që të ndërmarrë hapa për vendosjen e paqes dhe të largohet nga hegjemonia e Amerikës, sepse pasojat e paqes ose luftës përfshinë të gjithë rajonin".