16 palestinezë u plagosën në Ramallah nga forcat pushtuese izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145144-16_palestinezë_u_plagosën_në_ramallah_nga_forcat_pushtuese_izraelite
16 palestinezë, duke përfshirë disa gazetarë, u plagosën gjatë agresionit dhe sulmeve të ushtarëve të regjimit sionist ndaj civilëve në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2023 15:49 Europe/Tirane
  • 16 palestinezë u plagosën në Ramallah nga forcat pushtuese izraelite

16 palestinezë, duke përfshirë disa gazetarë, u plagosën gjatë agresionit dhe sulmeve të ushtarëve të regjimit sionist ndaj civilëve në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Regjimi sionist për çdo ditë kryen krime ndër më çnjerëzoret kundër palestinezëve, duke përfshirë arrestime dhe bastisje grupore të shtëpive të tyre dhe shkatërrimin e këtyre shtëpive, gjë që tregon pafuqinë e këtij regjimi në përballjen me operacionet e forcave palestineze të rezistencës. Në të kundërt, rezistenca e armatosur e palestinezëve është rritur gjithashtu përmes zbatimit të operacioneve kundër forcave ushtarake dhe kolonëve sionistë.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se gjashtëmbëdhjetë palestinezë, duke përfshirë disa gazetarë, u plagosën gjatë sulmeve të dhunshme të forcave ushtarake të regjimit pushtues sionist ndaj qindra palestinezëve në qendër të qytetit të Ramallah duke përdorur plumba lufte dhe metali.

Në këto sulme, dhjetëra palestinezë pësuan lëndime në frymëmarrje si pasojë e hedhjes së bombave me gaz në lagje të ndryshme të qytetit Ramallah.

Sipas këtij raporti, në këto sulme, forcat pushtuese sioniste rrethuan shtëpinë e të burgosurit palestinez Islam al-Froukh në pjesën e vjetër të Ramallah dhe më pas e shkatërruan atë.

Sulmi i dytë i sionistëve në pjesë të Bregut Perëndimor ka ndodhur ndërkohë që Qendra Palestineze e Statistikave njoftoi në raportin e saj periodik mbi sulmet e forcave pushtuese sioniste në Bregun Perëndimor duke theksuar se forcat e regjimit pushtues sionist dhe kolonët sionistë vranë 21 palestinezë majin e kaluar.