Konfrontim mes ushtrisë sioniste dhe ushtrisë së Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145182-konfrontim_mes_ushtrisë_sioniste_dhe_ushtrisë_së_libanit
Burimet e lajmeve raportuan se forcat ushtarake të regjimit sionist hodhën gaz lotsjellës në vendndodhjen e forcave ushtarake të Libanit dhe janë përleshur me banorët e zonës kufitare Kafar Shuba.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2023 13:59 Europe/Tirane
  • Konfrontim mes ushtrisë sioniste dhe ushtrisë së Libanit

Burimet e lajmeve raportuan se forcat ushtarake të regjimit sionist hodhën gaz lotsjellës në vendndodhjen e forcave ushtarake të Libanit dhe janë përleshur me banorët e zonës kufitare Kafar Shuba.

Të enjten, burime arabe njoftuan praninë e tensioneve të dukshme të sigurisë në kufirin jugor të Libanit pasi ushtria izraelite bëri agresion në kodrat e Kafar Shoba.

Banorët e rajonit Kafar Shuba protestuan kundër operacioneve të gërmimit dhe agresioneve të ushtrisë sioniste, ata demonstruan pas gardhit me tela me gjemba (vija blu) dhe kërkuan që forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) të mbrojnë të drejtat e tyre në këtë zonë.

Kanali informativ Al-Mayadin njoftoi se forcat e regjimit pushtues sionist hodhën gaz lotsjellës pranë vendndodhjes së forcave ushtarake libaneze dhe pas këtij akti agresiv të sionistëve, banorët e zonës Kafar Shuba u përleshën me forcat pushtuese sioniste.

Në vazhdim të këtij raporti thuhet se ushtria libaneze ka marrë pozicione luftarake në pikën kufitare Kufar Shuba, përballë ushtarëve të regjimit pushtues sionist.

Forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist hodhën bomba tymuese mbi banorët e rajonit Kafar Shuba dhe kaluan telat me gjemba të vendosura në këtë zonë kufitare.

Korrespondenti i Al Jazeera njoftoi gjithashtu se forcat UNIFIL janë vendosur në zonën Kafar Shuba për të parandaluar një konflikt midis ushtrisë libaneze dhe forcave izraelite. Sipas këtij raporti, prezenca e fortë e forcave UNIFIL dhe automjeteve të tyre shihet në zonën e Kafr Shubës që nga mëngjesi.

Forcat e ushtrisë së Libanit qëndrojnë përballë tankut izraelit "Merkava" dhe mes tyre dhe ushtarëve të regjimit pushtues janë vendosur forcat UNIFIL.