Vazhdojnë protestat kundër Netanjahut në territoret e pushtuara
Për të 23-ën javë me radhë banorët e territoreve të pushtuara zhvilluan protesta në qytete të ndryshme kundër kryeministrit të këtij regjimi dhe planit të tij për reformën në drejtësi.
Sipas ISNA, megjithëse Netanjahu në fund të marsit për të ofruar një mundësi për negociata me partitë opozitare, pezulloi ligjin e reformës në drejtësi të cilin opozita e quan "grusht gjyqësor", protestat e kundërshtarëve të qeverisë së tij vazhdojnë akoma. Burime që flasin hebraisht njoftuan se dhjetëra mijëra kolonë mbajtën një demonstratë antiqeveritare në rrugën Kablan në Tel Aviv. Demonstruesit kërcënuan se do të japin një përgjigje të ashpër nëse plani i reformës në drejtësi zbatohet. Qindra njerëz demonstruan gjithashtu në Cezare para hotelit ku po qëndrojnë Netanjahu dhe ministri i drejtësisë Yariv Levin. Burimet në gjuhën hebraike gjithashtu raportuan për protestën e mijëra njerëzve në qytetin Beersheba kundër planit të reformës gjyqësore të Netanjahut. I pranishëm në këtë demonstratë ishte edhe Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist. Kundërshtarët e kabinetit të Netanjahut e kanë përshkruar planin e "reformës në drejtësi" si një "grusht shteti gjyqësor"; Ndërsa nga ana e tij Netanjahu e mbron atë dhe thotë se "qëllimi i tij është të rivendosë ekuilibrin midis tre fuqive". Opozita e regjimit sionist këmbëngul se plani i reformës nënkupton fundin e demokracisë, por Netanjahu, i cili vetë përballet me akuza korrupsioni në gjykatat izraelite, pretendon se qëllimi i reformave gjyqësore është vendosja e një ekuilibri midis pushteteve.