Terroristët e ISIS-it sulmuan një stacion të policisë irakiane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145274-terroristët_e_isis_it_sulmuan_një_stacion_të_policisë_irakiane
Terroristët e grupit ISIS-it kanë sulmuar një stacion të policisë irakiane në provincën Kirkuk, duke lënë dy të vrarë dhe tre të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2023 14:12 Europe/Tirane
  • Terroristët e ISIS-it sulmuan një stacion të policisë irakiane

Terroristët e grupit ISIS-it kanë sulmuar një stacion të policisë irakiane në provincën Kirkuk, duke lënë dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Faqja informative Baghdad Today njoftoi se terroristët e grupit ISIS sulmuan stacionin e policisë irakiane pranë fshatit Tal Al Ward në zonën Al-Debs të provincës Kirkuk, dhe gjatë këtij sulmi terroristët e ISIS përdorën armë të lehta dhe gjysmë të rënda dhe granatuan stacionin e forcave të policisë federale të Irakut. Në këtë sulm terrorist mbetën të vrarë dy oficerë irakianë dhe u plagosën tre ushtarë të tjerë.

Pas këtij incidenti, forcat irakiane të sigurisë kanë rrethuar vendin e incidentit dhe në të njëjtën kohë është formuar një komitet hetimor në Shtabin e Përbashkët të Operacioneve të Irakut për të hetuar se si ndodhi sulmi.

Sulmi i terroristëve në këtë stacion të policisë irakiane vjen në një kohë kur në Irak në muajt e fundit mbizotërojnë kushte relativisht të qeta dhe nuk ishte vërejtur asnjë operacion nga terroristët e ISIS.

Duhet theksuar se ky sulm i ISIS-it ndodhi një ditë pas përvjetorit të krimit të Spiker më 10 qershor 2014; një krim në të cilin janë vrarë dhe masakruar 1700 studentë ushtarakë shiitë irakianë nga terroristët e ISIS.