Sulmohet një patrullë e forcave ruse në Sirinë veriperëndimore
Një dron i paidentifikuar sulmoi një patrullë të forcave ushtarake ruse në Sirinë veriperëndimore.
Kanali informativ Roodav njoftoi se një burim lokal ka bërë të ditur se një patrullë ruse është sulmuar në veri të provincës Alepo, në veriperëndim të Sirisë.
Sipas një burimi lokal, kjo patrullë e ushtrisë ruse u sulmua nga një dron i paidentifikuar në zonën al-Shahba.
Burimi i përmendur shtoi: "Në këtë sulm me dron, një ushtar rus mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën".
Ushtria ruse nuk ka reaguar ndaj lajmit të publikuar dhe nuk e ka mohuar apo konfirmuar deri në momentin e publikimit të këtij raporti.
Sipas këtij burimi mësohet se pas këtij sulmi, në vend kanë fluturuar helikopterët rusë për të transportuar të lënduarit në qendrat mjekësore.
Faqja e internetit e njohur si "Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut" (afër opozitës) pretendonte se kjo patrullë ruse ishte në shënjestër të sulmit me artileri të ushtrisë turke.
Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me një sulm masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.