Vazhdon kriza politike dhe intensifikimi i dallimeve në kabinetin e Netanjahut
Pas shtimit të dallimeve në kabinetin e Beniamin Netanjahut në lidhje me të ashtuquajturin plan të reformës në drejtësi, ministri i Drejtësisë i regjimit sionist synon të japë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Burime mediatike sioniste, duke iu referuar intensifikimit të mosmarrëveshjeve mes ministrit të Drejtësisë Yario Levin dhe kryeministrit Beniamin Netanjahu për planin e ashtuquajtur “reforma në drejtësi”, njoftuan se Levin është në prag të dorëheqjes nga posti i tij. Gazeta "Israel Hum" citoi një burim të informuar të thoshte se: "Takimi midis Netanjahu dhe Levin solli zhgënjimin e Ministrit të Drejtësisë të cilin e ka cuar deri në prag të dorëheqjes nga posti i vet, sepse ai nuk është i gatshëm të heqë dorë nga zbatimi i planit për reforma në sistemin gjyqësor. Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist raportoi se tensioni mes Levin dhe Netanjahu ka arritur kulmin, megjithëse të dyja palët e mohojnë vazhdimisht këtë fakt. I ashtuquajturi plan i reformës në drejtësi është një nga planet më të rëndësishme dhe sfiduese të paraqitura nga kabineti i Beniamin Netanjahut. Ky plan rrit kompetencat gjyqësore të kabinetit dhe parlamentit izraelit përballë sistemit gjyqësor të këtij regjimi. Kritikët pretendojnë se ky plan do të çojë në rritjen e pushtetit në favor të Netanjahu dhe mbështetësve të tij dhe do të forcojë diktaturën e krahut të djathtë të udhëhequr nga Netanjahu. Gjithashtu, kritikët besojnë se qëllimi kryesor i këtij plani është t'i japë fund rasteve të korrupsionit të Netanjahut dhe të një numri ministrash të tjerë të kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër, Netanjahu dhe kabineti i tij ekstrem pretendojnë se qëllimi i planit për ndryshime strukturore në sistemin gjyqësor të regjimit sionist është krijimi i një ekuilibri midis pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor. Nisur nga kjo, në territoret e pushtuara që nga fillimi i prezantimit të këtij plani janë shfaqur demonstrata të mëdha të cilat organizohen çdo javë me praninë e qindra mijëra protestuesve. Netanjahu, i cili nuk priste demonstrata të paprecedentë në territoret e pushtuara, tani po e sheh kabinetin e tij se është në prag të kolapsit. Netanjahu, i cili ia dorëzoi pushtetin rivalëve të tij në vitin 2021, kaloi një vit duke bërë çdo përpjekje për t'u kthyer në pushtet dhe përfundimisht u rikthye në pushtet përmes një koalicioni me të djathtën ekstreme. Netanjahu është i mendimit se në rast të kolapsit të kabinetit aktual, praktikisht nuk ka ndonjë grup tjetër për formimin e një kabineti të ri, ose se duhet të bëjë koalicion me ato parti të cilave duhet tu bëjë lëshime të mëdha. Prandaj, ndërsa protestat u intensifikuan, Netanjahu u tërhoq nga plani i reformës në drejtësi dhe shtyu zbatimin e tij. Yario Levin, Ministri i Drejtësisë i regjimit sionist, i cili përmendet si arkitekti i planit të pretenduar të "reformës së sistemit gjyqësor", kishte kërcënuar më parë se nëse ligji për reformimin e sistemit gjyqësor nuk zbatohet ai do të japë dorëheqjen. Duket se tani Levin është në prag të dorëheqjes. Kërcënimi i Levinit bëri që Netanjahu të kritikohet nga partitë radikale për tërheqjen taktike nga reformat e propozuara të tij në drejtësi dhe nga ana tjetër, ai përballet protestat e forta kundër kabinetit të tij. Tërheqja e përkohshme e Netanjahut nga reformat në drejtësi nuk arriti t'i bindë protestuesit që t'i japin fund protestave dhe të kthehen. Në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që kabineti i Netanjahut të shembet nëse Levin jep dorëheqjen dhe kjo çështje mund të krijojë një krizë të re në territoret e pushtuara.