Plagosën 4 civilë në Kunejtra të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145402-plagosën_4_civilë_në_kunejtra_të_sirisë
Burimet siriane raportuan se disa civilë u plagosën për shkak të një shpërthimi në periferi të qytetit Kunejtra në jug të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 14, 2023 19:20 Europe/Tirane
  • Plagosën 4 civilë në Kunejtra të Sirisë

Burimet siriane raportuan se disa civilë u plagosën për shkak të një shpërthimi në periferi të qytetit Kunejtra në jug të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se burimet siriane njoftuan sot të mërkurën se katër qytetarë sirianë, përfshirë një grua, u plagosën për shkak të shpërthimit të një mine të lënë nga terroristët në qytetin Naba al-Sakhr në periferi të Kunejtra të Sirisë.

Duhet theksuar se minat dhe mjetet shpërthyese që kanë mbetur në zonat ku vepronin terroristët, gjithmonë shkaktojnë viktima.

Dje, Ministria e Brendshme e Sirisë përmes një komunikate njoftoi se Muhamed Sami Obejdan dhe Rabi Ali Vasuf, dy forca të Komandës së Policisë të Kunejtra, janë qëlluar nga persona të armatosur me motoçikletë teksa po kryenin misionin e tyre të cilët u goditën drejtpërdrejt nga plumba luftarak dhe vdiqën.