Dhjetëra të plagosur pas sulmit të ushtarëve sionistë në Nablus
Ushtarët sionistë plagosën dhjetëra palestinezë në një sulm në qytetin Nablus që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, ushtarët sionistë nga disa akse sulmuan Nablusin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor, me qëllim që me mjete të blinduara dhe mjete luftarake të shkatërrojnë shtëpinë e të burgosurit palestinez Osama Al-Tavil. Osama Al-Tavil është një anëtar i grupit të rezistencës së armatosur Arin al-Asud, i cili mori dy muaj më parë pjesë në një operacion anti-pushtues kundër sionistëve. Regjimi sionist gjithmonë i shkatërron shtëpitë e palestinezëve që marrin pjesë në të tilla operacione. Batalionet e Tulkaram gjithashtu mbërritën në qytetin Nablus për të ndihmuar forcat e Arin Al-Asud dhe u përleshën me forcat sioniste. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, më shumë se 60 palestinezë u plagosën, nga të cilët të paktën katër persona u plagosën rëndë nga plumbat e forcave ushtarake të Izraelit. Ushtarët sionistë sulmuan edhe kampin Aqba Jabr që ndodhet në Jeriko dhe u përleshën me forcat palestineze të rezistencës. Ky raport shton se forcat palestineze të rezistencës kanë vënë në shënjestër dhe kanë sulmuar ushtarët sionistë në kampin Aqaba Jabr.