Amerika dislokon avionë luftarakë F-22 në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145466-amerika_dislokon_avionë_luftarakë_f_22_në_siri
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi dislokimin e avionëve luftarakë F-22 Raptor në Siri me pretekstin e përballjes me avionët luftarakë të Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 15, 2023 17:45 Europe/Tirane
  • Amerika dislokon avionë luftarakë F-22 në Siri

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi dislokimin e avionëve luftarakë F-22 Raptor në Siri me pretekstin e përballjes me avionët luftarakë të Rusisë.

Gazeta "Ray Al-Youm" njoftoi se Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) përmes një komunikate, ka deklaruar se Amerika ka dislokuar avionët luftarakë F-22 Raptor në Siri pas tensioneve të krijuar me avionët luftarakë të Rusisë në këtë rajon.

Sipas deklaratës së lëshuar nga CENTCOM, forcat ajrore të SHBA-së i kanë dislokuar këta avionë luftarakë në zonën nën kontrollin e forcave amerikane në Siri në kuadër të mbështetjes së forcave të këtij vendi pas sjelljes së pasigurt dhe joprofesionale të avionëve luftarakë rusë në rajon.

Në këtë deklaratë thuhet: "Avionët luftarakë Raptor të shtetit Virxhinia, nga baza e forcave ajrore "Langley", demonstrojnë fuqinë e Amerikës përmes aftësisë së tyre për të lëvizur forcat në çdo moment". Michael Korella, komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, pretendoi: "Këto forca synojnë të forcojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon".

Ndërkaq, zv/shefi i Qendrës Ruse për Pajtim në Siri, Oleg Gurinov, ka bërë të ditur se forcat ajrore të SHBA-së nuk respektojnë protokollet e mospërplasjes në Siri. Gurinov ka theksuar se pilotët amerikanë aktivizojnë sistemet e tyre të armëve kur afrohen me avionët luftarakë të forcave ajrore të Rusisë.

Zv/shefi i Qendrës Ruse për Pajtimin në Siri tha: "Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkel gjerësisht protokollet dhe marrëveshjen dypalëshe në lidhje me sigurinë ajrore në Siri.