Forcat ushtarake sioniste sulmojnë palestinezët në Nablus dhe Al-Khalil
Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan zonat e qyteteve Nablus dhe Al-Khalil në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.
Faqja informative Shahab News njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan dhe bastisën fshatin Jatma në jug të Nablus këtë mëngjes dhe arrestuan disa palestinezë.
Forcat ushtarake sioniste sulmuan dhe bastisën gjithashtu qytezën Bejta në jug të Nablusit dhe kontrolluan disa shtëpi palestineze. Gjatë këtyre sulmeve, të rinjtë palestinezë u përleshën me forcat ushtarake sioniste dhe hodhën gurë dhe kokteje molotov drejt forcave sioniste.
Gjithashtu, një patrullë e forcave ushtarake të regjimit sionist në lindje të Tubas u vu në shënjestër të luftëtarëve të rezistencës palestineze.
Nga ana tjetër, Palestine Al-Yeum njoftoi se gjatë sulmit të forcave sioniste në zonën Bejt Amer në Al-Khalil, është plagosur gazetari Ehab Al-Alami i kanalit informativ "Quds Feed". Ky gazetar palestinez u qëllua në kofshë nga sionistët dhe u dërgua në spital.