Shkatërrohen pozicionet e ISIS në Kirkuk të Irakut
Në një operacion të gjerë, forcat ushtarake irakiane kanë goditur dhe shkatërruar pozicionet dhe vendstrehimit e terroristëve të grupit ISIS në Kirkuk.
Faqja informative Bagdad Al-Yeum njoftoi se forcat e Policisë Federale të Irakut përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se forcat e Brigadës së 2-të të mekanizuar dhe njësitë e inteligjencës së kësaj brigade kanë kryer një operacion kërkimi dhe pastrimi në fshatin Al-Xhal dhe Wadi Zaghitun në Kirkuk i cili çoi në zbulimin e dy vendstrehimeve që i përkisnin mbetjeve të grupeve terroriste të ISIS.
Në deklaratën e Policisë Federale të Irakut, thuhet: "Këto dy vendstrehime, ku ndodheshin armë dhe pajisjes dhe armë të ndryshme, përfshirë mortaja, mitralozë, tela shpërthyes, janë shkatërruar nga njësitet inxhinierike të Policisë së Irakut.
Më herët, një burim i sigurisë irakiane raportoi se dy oficerë irakianë dhe një ushtar u vranë dhe tre ushtarë u plagosën pas një sulmi të terroristëve të ISIS në provincën Kirkuk.
Ky burim irakian tha se dy oficerë dhe një ushtar u vranë dhe tre ushtarë të tjerë u plagosën në vazhdën e sulmeve të ISIS me armë të lehta dhe gjysmë të rënda pranë fshatit Tal al-Ward në qytetin Al-Debs në Kirkuk.