Ushtria sioniste vazhdon krimet kundër njerëzimit në Xhenin/Vriten 3 palestinezë
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se tre palestinezë kanë rënë dëshmorë gjatë sulmit të forcave sioniste në kampin e refugjatëve palestineze në Xhenin.
Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se në mëngjesin e sotëm (e hënë), forcat ushtarake sioniste sulmuan qytetin Xhenin në veri të Bregut Perëndimor dhe janë përleshur me forcat palestineze të rezistencës.
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në një deklaratë për media njoftoi se si pasojë e këtyre sulmeve, dy të rinj palestinezë të quajtur Kasam Fajsal Abu Sareja dhe Khaled Azam Essa'sa dhe një fëmijë palestinez i quajtur Ahmed Jusuf Sakr janë vrarë nga forcat sioniste.
Ministria palestineze e shëndetësisë shtoi gjithashtu se të paktën 29 palestinezë të tjerë u plagosën në këto sulme, dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Saraja Al-Kuds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, gjithashtu njoftoi se forcat e rezistencës palestineze kanë arritur të shpërthejnë një bombë në rrugën e një automjeti të ushtrisë izraelite dhe ta shkatërrojnë atë.
Mediat sioniste pranuan se forcat ushtarake të regjimit sionist janë të befasuara nga fuqia e bombave që forcat e rezistencës përdorën kundër tyre në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin.
Pak çaste më vonë mediat sioniste raportuan se forcat ushtarake sioniste mbetën të bllokuar në pritën e forcave të rezistencës palestineze dhe 6 prej tyre u plagosën, disa prej tyre raportohet se janë në gjendje “të rrezikshme”.
Pas plagosjes së ushtarëve të regjimit pushtues sionist, helikopterët e regjimit sionist u dërguan në vendin e përleshjeve dhe forcat e rezistencës sulmuan në të njëjtën kohë këta helikopterë. Helikopterët e regjimit sionist, nga frika e gjuajtjes së raketave kundërajrore nga forcat e rezistencës, kanë hedhur zjarr. Këta helikopterë sulmuan gjithashtu një objektiv në afërsi të xhamisë "Al-Xhabrijat" në Xhenin.
Thuhet se që nga viti 2002, kjo është hera e parë që helikopteri i regjimit sionist vë në shënjestër një zonë në Bregun Perëndimor. Sipas këtij raporti, ushtria sioniste dërgoi forca mbështetëse dhe më shumë pajisje në vendin e përleshjeve për të vepruar kundër luftëtarëve të rezistencës palestineze.
Pas këtij konflikti, mediat izraelite pohuan se "shënjestrimi i ushtrisë sioniste nga palestinezët është një ngjarje e dhimbshme dhe shumë e ndërlikuar". Mediat sioniste raportuan gjithashtu se ajo që ndodhi në kampin e refugjatëve në Xhenin është një incident i jashtëzakonshëm që bëri që forcat ajrore izraelite të përdorin një helikopter "Apache" për të shpëtuar ushtarët sionistë. Ky veprim është një veprim i rrallë që nuk e kemi parë që nga intifada e dytë palestineze.