Martirizohet personi që qëlloi në një postbllok në veri të Kodsit
Burime të huaja-sioniste njoftuan për martirizimin e personit që gjuajti ndaj një postblloku në veriun të Kodsit të pushtuar.
Një sionist është plagosur mëngjesin e kësaj të shtune gjatë të shtënave të forcave palestineze ndaj postbllokut të kampit Qalandiya në veri të Kodsit. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, Organizata Transmetuese e Radios dhe Televizionit Sionist (KAN), ndërsa njoftoi martirizimin e sulmuesit të postbllokut në Kods, nuk përmendi emrin e këtij palestinezi. Më herët, Kanali 7 i regjimit sionist kishte raportuar për kryerjen e 124 operacioneve me armë kundër sionistëve në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar gjatë muajit të fundit. Kjo ndodh ndërkohë që pas përleshjeve në Bregun Perëndimor tre sionistë u vranë, 41 sionistë u plagosën dhe 11 palestinezë ranë dëshmorë gjatë muajit prill. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po u përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët uzurpues. Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit të palestinezëve me sionistët frikacakë.