Përgjigja e Ramallahut ndaj Netanjahut: Një shtet palestinez ekziston
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145950-përgjigja_e_ramallahut_ndaj_netanjahut_një_shtet_palestinez_ekziston
Zëdhënësi zyrtar i Autoritetit Palestinez në përgjigje të deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist tha: Shteti i Palestinës ekziston dhe duhet vetëm shkatërrimi i pushtuesit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Ramallahut ndaj Netanjahut: Një shtet palestinez ekziston

Zëdhënësi zyrtar i Autoritetit Palestinez në përgjigje të deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist tha: Shteti i Palestinës ekziston dhe duhet vetëm shkatërrimi i pushtuesit.

Sipas rrjetit sionist Kan, Nabil Abu Rudeineh, zëdhënësi zyrtar i Autoritetit Palestinez, në përgjigje të deklaratave të kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu i cili është shprehur se duhet të pengohet formimi i një shteti palestinez, theksoi se Shteti palestinez ekziston dhe më shumë se 140 vende e kane njohur atë dhe tani për të rifituar pavarësinë mbetet vetëm shkatërrimi i pushtuesve. Abu Rudeineh shtoi: Nëse regjimi okupator sionist mendon se mund ta vazhdojë këtë okupim duke vazhduar agresionin e tij kundër popullit palestinez dhe duke rritur politikën e vrasjeve, vendbanimeve dhe vjedhjeve të tokës dhe veprime të tjera agresive që shkelin rezolutat ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 2334, atëherë është duke jetuar në një iluzion. Zyrtari palestinez gjithashtu tha se deklaratat e Netanjahut i treguan botës të vërtetën e synimeve të regjimit sionist që  janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe faktin se për të arritur paqen nuk mund të bëhet asnjë partnerit me Izraelin. Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht qeverisë amerikane, që të detyrojë regjimin sionist t'u përmbahet ligjeve ndërkombëtare në lidhje me të drejtën e popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur palestinez me Kodsin Lindor si kryeqytet në kufijtë e vitit 1967, në mënyrë që rajoni të shohë stabilitet dhe paqe.