Mosbindja e forcave rezervë ushtarake të regjimit sionist
Dhjetëra rezervistë në forcat ajrore ushtarake izraelite kanë njoftuar se do të refuzojnë të shërbejnë në këtë forcë nëse qeveria e Benjamin Netanyahu zbaton reformat në drejtësi.
Kërcënimi erdhi pasi Netanyahu njoftoi se qeveria e tij do të vazhdojë reformën gjyqësore pasi negociatat me opozitën për të arritur një zgjidhje të mesme dështuan. 110 veteranë të Forcave Ajrore të këtij regjimi nënshkruan një peticion dhe njoftuan: Nëse ky ligj miratohet nga Knesset apo ndonjë ligj tjetër për reformat në drejtësi, forcat rezervë nuk do të kthehen në shërbim. Në këtë peticion thuhet se një ligj i tillë i jep qeverisë së këtij regjimi pushtet të pakufizuar dhe na fut në një rrugë pa kthim. Prandaj, ne do të refuzojmë të shërbejmë në një ushtri jodemokratike. Planet e qeverisë Netanyahu për rishikimin e sistemit gjyqësor në fillim të këtij viti e zhytën këtë regjim në një krizë të paprecedentë dhe provokuan një breshëri kërcënimesh nga forcat rezervë, të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të ushtrisë së këtij regjimi. Ata kanë thënë se nuk do të ktheheshin më për shërbim nëse ky plan do të zbatohet.