24 palestinezë janë martirizuar nga ushtarët sionistë vetëm muajin e kaluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146122-24_palestinezë_janë_martirizuar_nga_ushtarët_sionistë_vetëm_muajin_e_kaluar
Qendrat ligjore njoftuan se muajin e kaluar në bastisjet e ushtrisë sioniste në të gjithë Palestinën janë martirizuar 24 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 02, 2023 06:21 Europe/Tirane
  • 24 palestinezë janë martirizuar nga ushtarët sionistë vetëm muajin e kaluar

Qendrat ligjore njoftuan se muajin e kaluar në bastisjet e ushtrisë sioniste në të gjithë Palestinën janë martirizuar 24 persona.

Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë nënçmuar dhe shkelur nga regjimi sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, regjimi pushtues i Kodsit ka kryer krimet më brutale kundër palestinezëve. Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, qendrat ligjore palestineze në një raport njoftuan se në qershor, 24 palestinezë, duke përfshirë pesë fëmijë dhe adoleshentë palestinezë, ranë dëshmorë në sulmet e forcave pushtuese sioniste. Sipas këtij raporti, 10 palestinezë janë martirizuar në provincën Jenin, 7 në Nablus, 3 në Ramallah dhe Beerah, një në Kods, një në Tubas, një në Betlehem dhe një në Rripin e Gazës. Kështu numri i dëshmorëve palestinezë nga fillimi i këtij viti deri në fund të qershorit arriti në 186 persona. Sipas raportit të qendrave ligjore palestineze, 36 palestinezë ranë dëshmorë në janar, 31 në shkurt, 27 në mars, 12 në prill dhe 56 në maj. Duhet theksuar se në muajin e fundit, forcat sioniste kanë intensifikuar sulmet e tyre në Kodsin e pushtuar dhe Bregun Perëndimor.