Vazhdojnë sulmet brutale të kolonëve sionistë në Bregun Perëndimor
Sulmet dhe krimet barbare të sionistëve ndaj palestinezëve janë të pafundme dhe çdo ditë jemi dëshmitarë të një sulmi dhe krimi tjetër prej tyre.
Të dielën, kolonët sionistë sulmuan një kamion palestinez dhe i vunë flakën atij. Burimet lokale bënë të ditur se ky kamion palestinez po lëvizte në rrugën mes fshatrave Aurif dhe Asira në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor, i cili mori flakë si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga kolonët sionistë. Nga ana tjetër, ushtarët e regjimit sionist mbrëmjen e sotme arrestuan dy të rinj palestinezë në Tubas që ndodhet në jug të Nablusit dhe në kampin Balata në lindje të Nablusit. Përvec kësaj sionistët bastisën shtëpinë e një të riu tjetër palestinez në Hebron dhe e arrestuan atë. Burimet palestineze raportuan se të dielën, 158 kolonë sionistë sulmuan Xhaminë Al-Aksa dhe territorin e saj me mbështetjen e ushtrisë sioniste. Ditët e fundit ushtarët e regjimit sionist kanë ndërmarrë një aksion të rreptë në këtë vend të shenjtë dhe kanë inspektuar me kujdes palestinezët në xhaminë Al-Aksa.